– Nëse akoma nuk e ke kuptuar domethënien e meditimit, ndoshta akoma je skeptik apo nuk ke rezultate, edhe pse ke medituar një kohë të gjatë,
– nëse mediton dhe nuk e di se a është kjo meditim apo jo,
– nëse nuk beson se meditimi është një faktor stabilizues në jetë,
– nëse ke dëgjuar se meditimi shëron sëmundje të ndryshme,
atëherë mos e humbisni mundësinë unike për të mësuar njëherë e mirë teknikën e arritjes së paqes së brendshme dhe mirëqenies.
KY WEBINAR KA PËR SYNIM QË TI TË FILLOSH TË MARRËSH ROLIN QË TË TAKON – TË JESH KRIJUES I RRETHANAVE DHE FATIT TËND.
Secili anëtarë merr persipër që t`i premtojë vetes një NDRYSHIM që do ta bëjë menjëherë pas webinarit. Këtë e pranon në formë të çertifikatës nga ne. Kjo është më tepër se vetëm një premtim. Çdo premtim është një vendim, ndërsa ndryshimet konstruktive që bëjmë në jetë varen nga konsistenca e vendimeve. Me një fjalë, duhet të mësohemi që premtimet që ja bëjmë vetes, edhe t`i mbajmë. Kjo do të krijojë një disiplinë të hekurt, që në fakt është shtylla kryesore e të gjitha sukseseve në jetë.
Rezervoni vendin tuaj!
15 QERSHOR
20:00-22:00
PLATFORMA ZOOM