Add to Wishlist

TRAJNIM INTENSIV MEDITIMI

Get course
Enrolled: 51 students
Duration: 1 year
Video: 7 days / month
Level: Beginner

TRAJNIMI INTENSIV PËR MEDITIMIN është krijuar për ta mësuar meditimin ashtu si duhet, shpejt dhe për ta kuptuar efektin e meditimit në raport me temat tjera të rëndësishme për jetën tonë. Ky trajnim ka për synim që të të lidh edhe më tepër me jetën që ti të marrësh rolin që të takon – të jesh krijues i rrethanave dhe fatit tënd.

Ndoshta ti ke provuar disa herë të meditosh dhe je munduar shumë, por në fund prap nuk ja ke dalë. Por mos u brengos, nuk je i(e) vetmi, ka edhe plot të tjerë. Arsyet janë të shumta dhe Akademia e meditimit dhe transformimit VETVETJA i ka analizuar këto barriera dhe ka krijuar pikërisht këtë kurs për të gjithë ata që nuk kanë kohë për të humbur!

Nga ky kurs do të merr krahas teknikave për meditim, poashtu edhe më tepër vetëvlerësim, vetëbesim, do të jesh më i qartë se çfarë është intuita jote, do të kultivosh edhe më tepër paqe të brendshme dhe pasi ta kesh përfunduar këtë kurs, ti ke krijuar një mburrojë të fortë nga çdo lloj depresioni.

Vetëpremtimet që do të fikson gjatë këtij trajnimi do të jenë udhërrëfyesit më të fuqishëm drejt transformimit dhe krijimit të versionit më të mirë të vetëvetes.

Çdo vetëpremtim është një vendimmarje, ndërsa jeta jonë ndryshon sipas vendimmarrjeve që marrim. Nuk mund të jetojmë një jetë ndryshe duke marrë të njëjtat vendimmarrje.
Ndrysho vendimmarjet ndrysho jetën.

Mirësevini në trajnimin më intensiv për meditimin që është bërë ndonjëherë më parë për të gjithë shqipfolësit në këtë format.
JU MIRËPRESIM!