Secili duhet të jetojë atë jetë që meriton.
Por nuk është fare lehtë të zgjosh guximin në VETËVETE, kur bëhet fjalë për atë JETË, që ti mendon se e meriton ta jetosh, për atë jetë që ka vlera dhe domethënie për ty. Po pse është kështu?!
Sepse shumica kanë shumë frikë të lënë një punë që e urrejnë. Sepse njerëzit kanë frikë të largohen nga një partner që nuk e duan dhe kanë frikë të bien në dashuri me dikend tjetër, ata kanë frikë nga vetmia, nga e nesërmja, nga muhabetet e të tjerëve, nga jeta! Këto frikëra i mbajnë njerëzit peng, në burg dhe ata jetojnë një jetë të mjerueshme, sepse mungon guximi për të ndërmarrë “rrezik” dhe të sjellin ndryshimet e duhura në jetë.
Pra, nuk kanë guxim të rrezikojnë!! Mendojnë se jeta e vërtetë jetohet pa rrezik.
Kurse nga ana tjetër, ky është në fakt edhe rreziku më i madh, nëse nuk rrezikon, sepse në atë mënyrë do të vazhdon edhe mëtej të jetosh jetën që nuk meriton, ndoshta edhe më keq, jetën sipas formulave dhe nevojave të dikujt tjetër.
Një gjë është shumë e vërtetë se nuk ka guxim pa frikë dhe nuk ka jetë pa rrezik.
Zgjoje guximin në veten tënde, sot të lutem, jo nesër dhe guxo të jetosh jetën tënde.
Tani filloja me pyetjen magjike: Çfarë jete meritoj? Dhe përgjigjen e saj mos e harro asnjëherë!
Po, natyrisht se të kuptoj kur thua “Po kjo nuk është lehtë, zotëri Sheki!” -Unë të them se ke të drejtë, sepse po të ishte lehtë, atëherë do ta bënte secili!
Më mirë një dhimbje e përkohshme sesa një vuajtje e përhershme! Kaq, nuk them më tepër!
Me shumë Dashuri dhe Guxim
… dhe një fundjavë të mrekullueshme!
Sheki / Zvicër Maj 2020
Vendos emrin dhe email-in dhe ne do ju dërgojmë emaile informuese çdo javë.
Copyright © 2021 Vetvetja,Të drejtat e rezervuara.