Të thuash „Nuk ka stres!“ nuk tingëllon fare natyrshëm, në veçanti në kohën në të cilën sot jetojmë.
Apo jo?!
Por, stresi normalisht nuk është pjesë përbërëse e jetës. Këtë ne e krijojmë nëpërmjet paaftësisë për ta kuptuar dhe menaxhuar sistemin tonë të brendshëm.
I ashtuquajturi „Stres“, nuk ndodh jashtë nesh, por në brendinë tonë. Sa më pak e pregatitur të jetë brendia jonë, po aq më tepër mundësi dhe hapësirë do të krijojmë që stresi të banoj dhe rebeloj tek ne. Aftësia për të krijuar rend dhe qartësi në „shtëpinë tonë“, do të krijojë një perspektivë të re definicionit të stresit. Stresi shfaqet para së gjithash nga perceptimi dhe mënyra se si ne reagojmë ndaj asaj që ndodh në botën e jashtme, kurse pastaj vazhdon të ushqehet nga frika dhe padituria jonë. MEDITIMI është alternativa më efikase për t`u mbrojtur nga kjo dhe për ta organizuar brendinë në një dimenzion vetëmbrojtës kundrejt asaj që është e dëmshme për shëndetin, paqën dhe lumturinë.
Ajo që duhet pasur gjithmonë parasysh është se vetëm një brendi e trajtuar si duhet mund të të sjell PËRMBUSHJEN dhe lumturinë e vërtetë dhe jo komforti material që krijojmë në botën e jashtme, e cila si e vetme nuk do të mjaftonte për një jetë të balancuar!
Meditimi dhe “stresi” nuk mund të qëndrojnë bashkë!
Ju uroj një fundjavë pa stres!
Sheki Useini
Vendos emrin dhe email-in dhe ne do ju dërgojmë emaile informuese çdo javë.
Copyright © 2021 Vetvetja,Të drejtat e rezervuara.