Rreth nesh

Unë jam Sheki Useini

Spiritualiteti fillon me përvojë njerëzore.
Fokusi kryesor i punës dhe hulumtimit tim qëndron në përkushtimin me entuziazëm të plotë ndaj njohjes së vetes, meditimit, mënyrës sesi funksionojnë ligjet universale, ndërgjegjësimit, subkoshienca si dhe hulumtimit të parimeve shkencore për një jetë të shëndetshme, të lumtur, paqësore dhe të suksesshme.

Sheki Useini

Nëse mendoni se e vërteta juaj dhe e të tjerëve është ajo që shihet me sy të lirë, atëherë nuk e keni takuar kurrë të vërtetën.

Sheki Useini

Historia Ime

Periudhat e mia të suksesshme si sipërmarrës në Zvicër, si dhe trajnimi im profesional në Indi, në Qendrën Ndërkombëtare të Meditimit dhe Transformimit OSHO, më kanë inkurajuar të jem i vendosur, të kontribuoj për t’i shtuar vlerë shoqërisë dhe të mbështes të gjithë ata që duan të dinë më shumë për veten, rritjen dhe zhvillimin.

Sot unë jam një mësues i certifikuar i meditimit dhe hipnoterapisë, autor i disa librave, ligjërues në shumë ngjarje dhe seminare, mbajtës i rripit të zi në artet marciale dhe një njeri i apasionuar pas leximit dhe mësimit. Kjo vetë-përgatitje sistematike më mundëson me një ndërgjegje të pastër t’u jap shumë nga vetja të tjerëve, duke ofruar mundësi dhe qartësi për ndryshime pozitive në jetën tuaj, në mënyrë që të mund të zbuloni lehtësisht potencialet dhe vlerat e shumta në veten tuaj.

Mbështetja ime bazohet në atë që kuptoni dhe pranoni se jeni shumë të rëndësishëm dhe që mbani brenda vetes një POTENCIAL marramendës, një dhuratë të çmuar.  

Jeta fillon të shkëlqejë që nga momenti kur kuptoni praninë e kësaj dhurate, filloni të rregulloni brendësinë tuaj – “shtëpinë tuaj” dhe lejoni që kjo energji të shfaqet në realitetin tuaj, duke i shërbyer më mirë vetes dhe gjithë njerëzimit.

Si mund t'ju ndihmoj?

Energjia e punës sime drejtohet në mënyrë që të gjithë së pari të kuptojnë se ai/ajo është SPECIAL. Sepse, kur kjo kuptohet dhe pranohet si e tillë, atëherë është shumë më e lehtë të realizosh ëndrrat e tua, të jetosh jetën që meriton, të jesh pozitiv dhe gjithashtu i rrethuar nga njerëz të tillë, të ndihesh i lirë, i lumtur, i qetë, paqësor dhe plotë DASHURI.

Përmes meditimit do të kuptoni se jeni Tempulli i gjallë i Perëndisë dhe do të mësoni të vërtetën tuaj, si „Kush jeni ju ;; “Pse erdhët në këtë jetë?”; “Cili është mesazhi juaj këtu?”, Duhet ta zbuloni vetë dhe gjithashtu do të mësoni të shërbeheni nga thesari që mbart brenda vetes.

Mësimet që do të merrni nga unë si dhe seminaret që do të ndiqni do të depërtojnë thellë në vetëdijen tuaj, kështu që ju lehtë do ta pranoni veten ashtu siç jeni, domethënë origjinalitetin, pa gjykime, pa faj, pa krahasime, të cilat më pas në mënyrë të suksesshme të të iluminojnë nëpërmjet teje atë që është origjinale dhe e dobishme për ty.

Aftësia për të mësuar nga burime të ndryshme të dijes na mundëson të bëhemi njerëz të arsimuar dhe të mençur, ndërsa gatishmëria për të mësuar nga vetja për veten dhe nga jeta për jetën na mundëson ta bëjmë veten një SHKOLLË. Kjo është shkolla e EKSPERIENCËS, dhe njohuritë që dalin nga përvoja janë njohuri të dorës së parë.

Videot e mia

Regjistrohu në Youtube për të mësuar më shumë rreth Meditimit dhe përmirësimit të vetvetes.