Gjendja jonë fillestare dhe e natyrshme është SHËNDETI.
Emri tjetër për shëndetin është HARMONIA, pra kur gjithçka është në harmoni në brendinë tonë, atëherë jemi të shëndoshë, qoftë shëndeti fizik apo ai mental. Sëmundja është DISHARMONI, kurse disharmonia do të thotë mosmarrëveshje, diçka që nuk përputhet mes veti, nuk shkon si duhet.
Trupi jonë ka aftësinë e përkryer ta shërojë vetëveten, gjithmonë, që nga fillimi, derisa ne në mënyrë të vetëdijshme apo më tepër të pavetëdijshme e çrregullojmë punën e mrekullueshme që ai bën! Në fakt trupi i jonë është një barnatore universale për të ndërhyre në çdo pjesë të saj, ku paraqitet nevoja.
Nëpërmjet meditimit i drejtohemi brendisë sonë, „mjekut të brendshëm“, dhe i mundësojmë që ai pa pengesa nga jashtë ta kryejë punën e vetë si duhet.
Ky meditim në këtë video është pregatitur që për ju dhe tek ju të ketë një EFEKT të suksesshëm dhe absolutisht të dukshëm.
Ju lutem, së paku praktikojeni njëherë 7 ditë me rradhë, 1-2 herë në ditë, para së gjithash para gjumit, dhe ju do të shihni REZULTATE marramendëse.
Të gjithë Ju, do të më bëni edhe më të lumtur, që pas praktikimit të këtij meditimi, të më lajmëroni për benefitet dhe rezultatet që do të rezultojnë nga kjo, por JO edhe të më falenderoni. Sepse është gjithmonë është ai vetë, TRUPI, që e shëron vetëveten.
FALEMINDERIT TRUPI JONË PËR KËTË AFTËSI TË JASHTËZAKONSHME!
Ju uroj një kënaqësi të veçantë gjatë meditimit.
Sheki
NAMASTE
Vendos emrin dhe email-in dhe ne do ju dërgojmë emaile informuese çdo javë.
Copyright © 2021 Vetvetja,Të drejtat e rezervuara.