Ti je ajo grua, që gjithmonë të thonin se je e shtëpisë!
«Shtëpia ka nevojë për grua»- të kujtohet ?
Por jo, Jeta ka nevojë për ty, jo shtëpia.
Shtëpia është e të gjithëve.
Ti ke lindur për jetën, jo për shtëpinë.
Ti je ajo grua, që kishte funksionuar natë e ditë, për një kohë të gjatë, ashtu siç pritej prej saj.
Sepse kjo ishte mënyra se si ishe mësuar, mënyra se si ishe stërvitur, ashtu siç e priste tradita, zakonet, dogmat, shoqëria, religjioni, institucionet, burrat.
Ti je ajo grua, që prej kohësh mendonte se ishte krejt normale dhe në rregull të tërhiqej mbrapa, të izolohej, për t`u bërë e vogël, për ta nënshtruar veten, që mendonte se nuk ka vlerë të mendojë mendime të mëdhaja dhe që ishte e mirë kur rrinte si memece e nuk kërkonte asgjë.
Ti je ajo grua, që nuk e pyeste askush se a je lodhur, a ke frikë, a vuan, a ke nevojë për diçka. Askujt nuk i kujtohej të të pyeste ! Si është mundshme kjo ?!
Ti je ajo grua, që ishte e detyruar të mbante një maskë për një kohë të gjatë, për të qenë e tillë, siç prisnin të tjerë që ajo të ishte. Kështu ti u tërhoqe, u mbulove dhe e ndrydhe atë që ndjeje, nuk guxove të tregoje asnjëherë se çfarë është ajo që dëshiron të shpërthejë nga shpirti jote.
Ti mendoje se gjithmonë duhej të ishe e bukur dhe e sjellshme për të tjerët, ndërsa emocionet e tua të zemërimit dhe mllefit, që ti shkaktonit të tjerët, ti duhej t`i varrosje në brendi të vetes, t`i ndrydhje sa më tepër që mundeshe. Madje edhe për të këqijat që ti bënin të tjerët, ti kërkoje falje, detyroheshe të ndjeje fajin që nuk e meritoje.
Ti je ajo grua, që nuk e njihte forcën dhe fuqinë e saj të vërtetë dhe as nuk ishte në dijeni se kjo ekziston.
Thjesht lejove pa dashje që të bëhet shumë me ty, nënçmim, abuzim, ndërsa ti për hirë të paqës, dashurisë dhe familjes, u tërhoqe në vetëvete, krijove një burg për veten tënde, e nënshtruar, e poshtëruar dhe humbe besimin në vete.
Por tani, ka ndryshuar shumëçka !
Ti je ajo grua, që pas shumë, shumë vitesh përvojë, vështirësi, pengmarrje të vetëvetes, transformimit të vazhdueshëm, të zgjohesh, ta ndryshon këndvështrimin tënd dhe ta pranon rolin që meriton.
Ti je ajo grua, që shikon në pasqyrën e jetës dhe shikon përsëri personin që ka humbur para shumë kohësh.
Ti shikon një grua të veçantë, të fuqishme, të dashur, autentike.
Edhe pse akoma ndonjëherë e pasigurt në vetëvete, ti je ajo grua, që tani është shumë e vëndosur, që nuk u beson fjalëve, por veprave, i beson vetes dhe jetës. Ti e kupton tani se je e mrekullueshme, ke natyrë të veçantë dhe e mbushur me plot energji.
Tani je një grua tjetër !
Ti je një grua që ka mësuar të ngrihet përsëri, madje edhe pa ndihmën e askujt, ta dojë veten dhe t`i dojë të tjerët.
Ti je ajo grua, që tani e di se sa e rëndësishme është ta pranosh dhe vlerësosh veten, të pranosh ndjenjat dhe t`i jetosh ato, me plot gjallëri,
të jesh plotësisht autentike dhe të mos lejosh asgjë ose askënd të të përkulë.
Ti je shumë e veçantë, e nderuar, e dashuruar, e përzemërt, e sjellshme, e ndjeshme, intelegjente, burrneshë, e përkushtuar dhe shumë e fortë.
Ti i qëndron vetes afër, ngrihesh kur ka nevojë, guxon atëherë kur jeta të thërret, ti je ajo që është vetvetja dhe e lirë, e cila mund ta gjej veten përsëri, e cila tanimë e ka gjetur veten përsëri dhe do ta bëjë gjithmonë kur do ketë nevojë.
Ja ky është triumfi, edhe ate, jo vetëm i joti, por edhe i joni.
Sa bukur që ekziston.
Ti je ajo grua.
E bekuar qofsh.
Sheki / Tiranë; 07.09.2021
(KETE E KEMI VETEM SHQIP)
PER TRAJNIMET DO TE JAP ME TEJ INFORMACION ME TE SAKTE.
THANK YOU!
Vendos emrin dhe email-in dhe ne do ju dërgojmë emaile informuese çdo javë.
Copyright © 2021 Vetvetja,Të drejtat e rezervuara.